Nis testimi i biçikletave me hidrogjen

Auto

Nis testimi i biçikletave me hidrogjen

Më: 4 janar 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Testimi i biçikletave elektrike ka nisur në Aberdeen.

Biçikletat janë prodhuar nga prodhuesi Electric Assisted Vehicles (EAV) me bazë në Oxfordshire, i cili po ndërton gjashtë biçikleta eCargo për projektin, do të nis këtë vit.

EAV thotë se ka zhvilluar biçikletat e saj sepse ka shqetësime për peshën e automjeteve me bateri, si dhe për ndikimin e vërtetë mjedisor të tyre, raporton autocar.

“Është një fakt i thjeshtë që lëndët e para për prodhimin e baterive janë në mungesë”, tha Adam Barmby.

“EAV fokusohet në uljen e peshës, kështu që ne përdorim më pak energji dhe për këtë arsye kërkojmë më pak bateri”, shtoi ai.

Biçikleta EVAH2Cubed eCargo që do të përdoret për provë përfshin qelizën e karburantit në grupin e saj të fuqisë, duke përdorur energjinë elektrike të prodhuar për të ngarkuar një numër të vogël baterish.

Ndryshe, emetimi i vetëm si rezultat i hidrogjenit që krijohet është uji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat