Porsche thyen rekordin e vet

Auto

Porsche thyen rekordin e vet

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:37
Porsche

Pavarësisht se 2021-ta është cilësuar si vit i vështirë për shumë sfera, e edhe në atë të biznesit, për Porschen ishte një vit i jashtëzakonshëm.

Porsche ka njoftuar një shifër mbresëlënëse prej 70 mijë e 25 dërgesash me pakicë në vitin 2021, që është një rritje prej 22 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe 14 për qind mbi rekordin e saj të mëparshëm të vendosur në vitin 2019.

Dërgesat e tremujorit të katërt gjithashtu arritën një nivel të ri prej 18 mijë e 410 njësive, ndërsa porositë fundore ishin më të lartat që kanë qenë ndonjëherë, raporton “Carbuzz”.

Llojet më të shitura të veturave Porsche ishin Macan dhe Cayenne Suv ku 42,015 vetura të këtij lloji u shiten në vitin 2021.

Porsche Boxster dhe Cayman gjithashtu kanë pasur një rritje masive të shitjeve prej 25 për qind krahasuar me vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat