​Mansory sjell Stallone GTS

Auto

​Mansory sjell Stallone GTS

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Mansory ka shfaqur një tjetër model Stallone GTS bazuar në Ferrari 812 GTS, në një edicion të mrekullueshëm portokalli

Motori i tij V12 tani ka 830 kuaj fuqi dhe 740 Nm çift rrotullues, shkruan Autoblog.

Përshpejtimi nga 0 deri në 100 km/h arrin për 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale 345 km/h.

Konsumi i karburantit është 17.3 l/100 km dhe emetimet e CO2 janë 383 g/km.

Paketa Mansory përfshin gjithashtu një komplet trupi aero të bërë nga fibër karboni, pasqyrat me fibër karboni, rrota 21 dhe 22 inç, goma 265/30 dhe 335/25, të modifikuara suspension, sistem shkarkimi sportiv, interier lëkure dyngjyrësh, dyshekë me logo Mansory.

Mansory nuk ka zbuluar çmimin, por si me shumicën e produkteve të tij, mos prisni që ai të jetë i përballueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat