Porsche prezanton platformën e re digjitale

Auto

Porsche prezanton platformën e re digjitale

Më: 13 janar 2022 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Porsche ka azhurnuar shërbimet e saj digjitale për telefonat e mençur dhe ka kombinuar funksionet për shumë aplikacione: aplikacioni My Porsche që do të ketë interfejsin kryesor për blerësit me veturë të këtij brendi.

Do të marrë funksionet e My Porsche Essentials, Connect dhe Car Connect. Në muajt e ardhshëm do të integrohen edhe aplikacionet shtesë siç janë Porsche Charging dhe Porsche – Good to know.

Kombinimi i tërë spektrit të shërbimeve dhe informacioneve në një aplikacion do t’ua thjeshtësojë përdorimin blerësve, dhe t’ju krijoj një pikë praktike të qasjes në botën digjitale të Porsche përmes interfejsit modern për përdoruesit.

Aplikacioni My Porsche do të jetë vegla për shumë përdorime për çdo shofer të veturës Porsche. Aplikacioni është kompakt për mjetet e Porsche për modelet e prodhuara nga 2016 e lartë.

Nëse ekziston ndonjë lidhje mes telefonit të mençur dhe modelit të Porsche, aplikacioni tregon parametrat e rëndësishme të veturës dhe mund të përdoret si teledirigjues për funksione të caktuara. Gjithashtu ndihmon shoferin në procesin e mbushjes, kontaktimit me distributorin, caktimin e terminit për kontroll teknik dhe çështje tjera sa i përket veturës.

Aplikacioni My Porsche është i qasshëm në 47 vende dhe 25 gjuhë për telefonat e mençur me sistemet operative Apple iOS (iOS 14 apo më i ri) dhe Android (Android 8 apo më i ri). Blerësit mund të lajmërohen për ID-në e Porsche apo të regjistrohen drejtpërdrejtë në aplikacion.

Funksionet për qasje në veturë janë të qasshme për të gjitha modele aktual por edhe ato më të vjetra: Porsche 718 Boxster, 718 Cayman (duke filluar nga modeli vitit 2016). Porsche 911, Porsche Panamera, Porsche Macan, Porsche Cayenne dhe Porsche Taycan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat