Volkswagen ringjall ikonën e viteve 60

Auto

Volkswagen ringjall ikonën e viteve 60

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:17
foto ilustrim

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen më në fund ka zbuluar automjetin e tij tërësisht elektrik ID Buzz, një model modern i furgonit ikonik ‘hippy’ nga vitet 1960, i cili do të dalë në treg këtë vit.

I zbuluar në Hamburg të mërkurën, ID Buzz mund të mbajë deri në pesë pasagjerë duke përfshirë dhe shoferin.

Volkswagen beson se furgoni do të jetë pjesë e ‘të ardhmes së transportit brenda qytetit’. Makina është bërë me materiale sintetike të ricikluara. Ka disa veçori autonome si “Car2X”, i cili përdor sinjalet nga automjetet e tjera për të dalluar rreziqet në kohë reale, dhe “Memory Function” për parkimin e automatizuar.

Çmimet janë ende për t’u konfirmuar zyrtarisht, megjithëse thuhet se do të kushtojë 40,000£. Volkswagen ka njoftuar gjithashtu një version të dytë të modelit të quajtur ID Buzz Cargo, i cili përmban hapësirë ​​për më shumë ngarkesa të rënda dhe mund të kushtojë 50,000 £.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat