Ford Bronco arrin në Evropë

Auto

Ford Bronco arrin në Evropë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Ford edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Bronco, i ri do të shitet edhe në Evropë.

Duke iu bashkuar Mustangut dhe Explorerit si modele të dizajnuar dhe prodhuar për tregun amerikan, tani do të jenë të qasshëm edhe në Evropë, e Bronco i ri do të gjendet nëpër auto-sallone të Evropë në fund të vitit të ardhshëm.

Për fat të keq, Bronco do të shitet në Evropë në “numër shumë të kufizuar”, pavarësisht që nuk dihet saktë se çfarë nënkupton kjo.

Ajo çfarë dihet me siguri është që SUV-i do të jetë i disponueshëm në tregun evropian, në tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm.

Ford akoma nuk është i gatshëm të zbulojë çfarëdo detaji teknik lidhur me versionin evropian të Broncos. Prodhuesi amerikan thotë se do të shitet ekskluzivisht si veturë me katër dyer, por nuk ka informacione për çmimin.

Megjithatë, pajisjet standarde përfshijnë elemente si Bang & Olufsen premium audio sistem me 10 altoparlantë dhe kamerë 360 gradë dhe ekran 12-inç të sistemit infotainment për Apple CarPlay dhe Android Auto.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat