Jaecoo prezanton SUV-in e ri 8 SHS‑P

Auto

Jaecoo prezanton SUV-in e ri 8 SHS‑P

Më: 13 mars 2026 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Marka kineze Jaecoo ka prezantuar modelin e saj kryesor SUV, Jaecoo 8 SHS‑P, i cili do të shitet së shpejti edhe në Evropë.

Ky është SUV-i i parë me tre radhë ulëse i Jaecoo, me versione Luxury (7 ulëse) dhe Executive (6 ulëse).

Modeli i ri përdor sistemin Super Hybrid (SHS), që kombinon motorin benzinë turbo 1.5 litër me transmision DHT dhe të gjithë rrotat aktive, duke dhënë 428 kuaj/fuqi dhe 580 Nm moment rrotullues.

Përshpejtimi 0-100 km/h arrin në 5.8 sekonda, ndërsa emisionet e CO₂ janë vetëm 14 g/km.

Jaecoo 8 SHS‑P ofron ekrane të mëdhenj, sistem audio premium, ulëse me ngrohje dhe masazh, si dhe teknologji për vozitje në terrene të ndryshme dhe hapësirë bagazhi deri në 2.021 litra.

Çmimet pritet të fillojnë nga rreth 50 mijë euro për versionin Luxury, dhe dorëzimet për tregun evropian, përfshirë Britaninë, do të nisin në maj 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat