Enterieri fluoreshent në Porsche Cayenne

Auto

Enterieri fluoreshent në Porsche Cayenne

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 21:59
Porsche Cayenne

Kompania polake Carlex Design, e ka dizajnuar enterierin e modelit Cayenne duke përfshirë më shumë hapësirë me ngjyrë fluoreshente.

Pjesët anësore, ulëset, treguesi i shpejtësisë, timonim si dhe shumë hapësira të brendësisë së kësaj Porcheje kanë nuancën e hapur të së gjelbrës, që i jep një pamje të veçantë.

Rripi i sigurisë, ndërruesi i shpejtësive, dorezat hapëse dhe tavani, përmbajnë po ashtu këtë ngjyrë krahas së zezës.

Derisa shumica e pëlqejnë, të tjerë e konsiderojnë si një teprim që ngjan me klubet e natës së viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar.

Por, mbi të gjitha ekspertët e syve vërtetojnë se mund të jetë një vend ku mund t’ju dhëmbin sytë, si dhe shikimi t’ju turbullohet duke iu shkaktuar mundime në bark.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat