Rrjedhin fotot e konceptit BMW Serie 8 Coupe - Bota Sot
Rrjedhin fotot e konceptit BMW Serie 8 Coupe

Auto

Rrjedhin fotot e konceptit BMW Serie 8 Coupe

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:43
BMW

Në internet kanë rrjedhë fotografitë e konceptit të BMW Serie 8 Coupe në prag të premierës së këtij automobili të paraparë për 26 maj.

Modeli me linja sportive do të prezantohet të premten, në manifestimin e Concorso d’Eleganza Villa d’Este, e cila në fund të majit mbahet tradicionalisht në Itali, në liqenin Komo.  Automobili karakterizohet nga linja sportive agresive, ndërsa në ballinë dominon maska e madhe dhe dritat e ngushta.

Image

Ky koncept i prodhimit BMW Serie 8 Coupe, pritet të dalë në sallonet e shitjes vitin e ardhshëm.

Spekulohet se në mesin e motorëve që do të ketë ky version do të jetë ai me 6.6 litra V12 me rreth 610 kuaj fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat