Porsche modern ‘zëvendësohet’ me kopjen retro

Auto

Porsche modern ‘zëvendësohet’ me kopjen retro

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:20
Porsche Speedster

Falë kompanisë amerikane Stärke, adhuruesit e Porsche Speedster nga vitet 1950 do të kenë mundësinë të shijojnë kopjen moderne të këtij automobili.

Kjo kompani me bazë në Arizona paraqiti një kopje të modelit të famshëm të sportit nga mesi i shekullit të 20-të, ndërsa për bazë të automobilit është përdorur Porsche Boxster modern.

Stärke njoftoi se për replikën Speedster pranon modelet "donatore" Boxster, të bëra në mes të viteve 1998 dhe 2012.

Stärke ofron disa nivele të azhurnimeve. Replika më e lirë, e cila bart shenjën Speedster CS kushton 59,950 dollarë.

Ndërsa, për Speedster Outlaw duhet paguar 79,950 dollarë. Për  Speedster Carbon Fiber Outlaw, i cili posedon motor të fuqishëm dhe ka karroceri me fibra karboni, kushton 149.950 dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat