Fiat 500X i ri me ndryshime minimale - Bota Sot
Fiat 500X i ri me ndryshime minimale

Auto

E hënë, 15 tetor 2018

Fiat 500X i ri me ndryshime minimale

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 12:50
Fiat 500X i ri

Fiat 500 është shfaqur për herë të parë me ndryshimet në eksterier, që janë minimale, sa që vështirë vërehen.

Përkundër se është për katër vjet në treg dhe i nevojiteshin ndryshime të mëdha, është bërë pak në këtë drejtim. Spiunët që merren me makina, e panë këtë crossover italian, teksa testohej nëpër mot shumë të nxehtë.

Teknika e kamuflazhit mund të bëjë të duket se ndryshimet janë drastike, por është vetëm një mashtrim optik, sepse shumëçka ka mbetur njëjtë.

Makina urbane, është pritur të ketë ndryshime në pjesën e përparme, veçanërisht në sistemin e dritave. Grilli pritej të jetë më i madh, që do të mundësonte ajrosje më të mirë, teksa pritej që të ketë edhe drita shtesë për mjegull.

Në pjesën e pasme, shihet se ka ndryshime pozitive, si dhe i është ndryshuar mbrojtësja. Makina që pritet të jenë në dispozicion me 160 apo 180kuajfuqi, nuk pritet të jetë në Paris Motor Show, ndërsa nuk bëhet e ditur se kur mund të ketë ndonjë prezantim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test