Biçikleta që konkurron me Ferrarin - Bota Sot
Biçikleta që konkurron me Ferrarin

Auto

E enjte, 15 nëntor 2018

Biçikleta që konkurron me Ferrarin

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 23:38
Çdo pjesë e biçikletës, duke nisur që nga zinxhiri, dhëmbëzat e rrotave janë prej ari.

Kompania “Goldgenie”  nga Londra ka prodhur një biçikletë garash për meshkuj, të mbuluar me ar 24 karatë, duke konkurruar dhe Ferrarin. Çmimi i saj është 250.000 Dollarë, çfarë e bën dhe më të shtrenjtën në botë.

Çdo pjesë e biçikletës, duke nisur që nga zinxhiri, dhëmbëzat e rrotave janë prej ari. Për të kombinuar ngjyrën gold, prodhuesit e kanë kombinuar të zezë pjesën e gomave. Tek shala janë përdorur lëkurat ekzotike, të përbëra me një shumëllojshmëri gurësh të çmuar.

Biçikleta është edhe më e bukur kur është në lëvizje, pasi rrotat kapin dritën e diellit dhe shiritin përgjatë kornizës së artë, duke e shtuar shkëlqimin e saj.

E konsideruar “Kryevepra e lëvizshme e artë”, mund të zbukurohet me diamante sipas kërkesës, duke u kthyer në një dhuratë perfekte për veten ose për dikë vërtetë të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test