Ford Mondeo mbetet në Evropë, përgatitet për ridizajnim - Bota Sot
Ford Mondeo mbetet në Evropë, përgatitet për ridizajnim

Auto

Ford Mondeo mbetet në Evropë, përgatitet për ridizajnim

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 07:43
Ford Mondeo

Sipas një raporti nga Sunday Times, i cili bazohet në vlerësimet e analistëve të Morgan Stanley, Ford thuhet se planifikon të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të punonjësve (202,000) me 12%, kryesisht duke larguar një numër të konsiderueshëm të tyre në Evropë.

Ford me të vërtetë synon të ristrukturojë operacionet e saj në kontinentin e vjetër, ku midis prillit dhe qershorit regjistroi humbje prej rreth 73 milionë dollarë.

Raporti gjithashtu thekson se kompania ka në plan të heqë modelet Mondeo, Galaxy dhe S-MAX dhe t'i zëvendësojë ato me crossover më fitimprurëse.

Ford, megjithatë, hodhi poshtë pretendimet në këtë raport, duke thënë se nuk ka ndryshime të planeve për Evropë dhe se Mondeo mbetet njëri ndër modelet kyçe në ofertën e kompanisë në tregun evropian.

Në Ford thonë po ashtu se shifrat e punëtorëve që do të largohen nga puna është spekulim i mediave dhe nuk dëshirojnë t’i komentojnë.

Ndryshe, Mondeo evropian dhe dy mini-furgonët prodhohen në një fabrikë në Valencia, Spanjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...