Audi shtyn daljen në shitje të modelit e-tron

Auto

Audi shtyn daljen në shitje të modelit e-tron

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:33
Vetura e parë elektrike SUV e Audit

Vetura e parë elektrike SUV e Audit do të dalë katër javë më vonë se që ishte planifikuar, për shkak të një problemi softuerik.

Kompania gjermane ka konfirmuar se Audi e-tron shtyhet për shkak se prodhuesit i duhet të përmirësojë një softuer që ishte modifikuar gjatë procesit të zhvillimit.

Audi muajin e kaluar në San Francisco shpalosi modelin e ri si pjesë e përpjekjeve për t’u zgjeruar në tregun e veturave elektrike.

Tani “Bild” raporton se Audi e-tron është shtyrë dhe se kompania është në diskutime me kompaninë “LG Chem” për bateritë.

Shitjet ishte paraparë të nisnin në pranverën e vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat