BMW 8 Series tregon shkathtësinë nëpër kanalin e Venedikut - Bota Sot
BMW 8 Series tregon shkathtësinë nëpër kanalin e Venedikut

Auto

E shtunë, 17 nëntor 2018

BMW 8 Series tregon shkathtësinë nëpër kanalin e Venedikut

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 07:06
BMW 8 Series

Derisa kanë mbetur edhe disa javë, që të fillojë shpërndarja e 8 Series, prodhuesi gjerman BMW ka dashur të tregojë edhe njëherë shkathtësinë dhe madhështinë që ka ky model.

Për këtë arsye, e ka rezervuar hapësirën mbi kanalin e Venedikut në Itali, ndërsa është kërkuar që të largohen gondolat dhe barkat e vogla me motor. Për ta kaluar prej rrugës deri në këtë hapësirë, është dashur të ndërtohet edhe një urë e përkohshme, që është larguar më pas.

Kjo është hera e parëm që autoritet e lejojnë dhe mundësojnë një veturë të lëvizë në atë zonë historike, sepse është pamundur në kushte të tjera. Me ofrimin e kushteve, BMW 8 Series bëri një parakalim të përkryer, ndërsa gjithçka gjirohej prej ekspertëve me kamera speciale dhe dronë.

Mirëpo, reklama transmetohet në kohën kur ky qytet italian është në kohën më të keqe të mundshme, pasi është vërshuar dhe ndodhet 75 për qind nën ujë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test