Ferrari GTC4 Lusso T me mundësi që të përshtatet për kërkesat e secilit klient - Bota Sot
Ferrari GTC4 Lusso T me mundësi që të përshtatet për kërkesat e secilit klient

Auto

Ferrari GTC4 Lusso T me mundësi që të përshtatet për kërkesat e secilit klient

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 23:07
Ferrari GTC4 Lusso T

Kompanitë që merren me ndryshimet e mundshme dhe përshtatjen e makinave Ferrari, kanë treguar mundësitë në Ambasadën Italiane në Tokio.

Dihet që makinat Ferrari janë të shtrenjta, por çfarë mund t’i bëjë ato edhe më ekskluzive, janë mundësitë e përshtatjes për nevojat e klientit.

Modeli GTC4 Lusso T, ka qenë shënjestra e kompanive të ndryshme që merren me këto përshtatje, që e kanë përditësuar dhe krijuan përfundime të ndryshme, ashtu siç ka dashur blerësi.

Këto mundësi, ata i treguan para klientëve të shumë në Ambasadën Italiane në Tokio të Japonisë.

Prezantimi raportohet të ketë qenë shumë i suksesshëm, pasi ka pasur shumë kërkesa dhe rezervime, që modelet Ferrari, të kalojnë nëpër duart e ekspertët e punëtorive të tyre.

Ndryshimet nuk vijnë lirë, pasi kërkesat e klientëve janë të madha, sepse kërkojnë lëkurë të shtrenjtë për ulëse, përfundime nga ari, si dhe dru shumë kualitativ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...