Skoda sjell rivalin e Golfit

Auto

Skoda sjell rivalin e Golfit

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 12:21
Skoda

Gjiganti çek, Skoda, ka prezantuar modelin e ri, Scala, që do të rivalizojë direkt Volkswagen Golfin dhe Ford Focusin.

Scala është i bazuar në platformën më të vogël të Grupit Volkswagen dhe ka detaje të njëjta me Seat Ibizan e Volkswagen Polon, por që konsiderohet si model më i madh.

Pos modeleve tradicionale me 1.0-litërsh benzinë me 94 dhe 114 kuajfuqi, si dhe 1.5-litërsh me 148 kuajfuqi, por edhe me versionin dizel 1.6-litërsh me 114 kuajfuqi, Skoda ka edhe një version elektrik që do të lansohet më vonë.

Scala do të dalë në shitje vitin e ardhshëm me një çmim që pritet të sillet rreth 20 mijë euro.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat