Stafit të aeroplanit në Kinë i rekomandohet përdorimi i pelenave

Azia

Stafit të aeroplanit në Kinë i rekomandohet përdorimi i pelenave

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:52
Kinë

Rregullatori i aviacionit të Kinës i ka rekomanduar stafit që të veshin pelena me qëllim të shmangies së përdorimit të tualetit, për të ulur rrezikun e infektimit me koronavirus.

Këto rekomandime futen në një seksion me pajisjet mbrojtëse personale në udhëzimet e reja për linjat ajrore.

Rregulltatori ka deklaruar se rekomandimi zbatohej për fluturimet charter në destinacione me rrezik të lartë të infektimit.

Në anën tjetër, linjat ajrore dhe aeroportet kanë bërë ndryshime të mëdha në mënyrën se si të veprohet gjatë kësaj kohe. Administrata e Aviacionit Civil në Kinë ka publikuar një seri udhëzimesh me 49 faqe për linjat ajrore, ku mund të shkaktohet përhapja e COVID-19.

Rekomandimi për pelenat vlen për fluturimet charter në vendet ku rastet me koronavirus tejkalojnë 500 në çdo një milion njerëz.

Pos kësaj, në krye të këshillave për ekipin e ekuipazhit hyjnë maskat mjekësore, dorëzat e disponueshme, syzet, veshjet mbrojtëse dhe mbulesa këpucësh.

Ajo vjen në krye të këshillave për ekuipazhin e kabinës që të mbajnë maska ​​mjekësore, doreza të disponueshme, kapakë, syze, veshje mbrojtëse të disponueshme dhe mbulesa këpucësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat