Japonia kundër mbiemrit të vajzërisë

Azia

Japonia kundër mbiemrit të vajzërisë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 07:01
Tamayo Marukawa

Ministrja japoneze për fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore, Tamayo Marukawa, është mes një grupi deputetësh konservatorë që kanë kundërshtuar një ndryshim ligjor që do të lejojë gratë të mbajnë emrin e vajzërisë pas martesës

Japonia është një nga disa vendet e industrializuara ku është e paligjshme që çiftet e martuara të kenë mbiemra të ndryshëm.

Kodi civil i vendit, i prezantuar në 1896, kërkon që çiftet e martuara të ndajnë një mbiemër, ndërsa nuk përcakton se cilin duhet të marrin. Në praktikë gratë marrin emrin e burrit të tyre në 96% të rasteve.

Vendimi i Gjykatës së lartë në 2015 erdhi katër vjet pasi një grup grash filluan një sfidë ligjore duke kërkuar dëmshpërblim për shqetësimin emocional dhe shqetësimin e detyrimit për të marrë emrin e burrit të tyre.

Marukwaa, është shprehur se kundërshtimi i saj për të lejuar çiftet të përdorin mbiemra të ndryshëm nuk do të ndikonte në angazhimin e saj për të drejtat e grave.

Politikanët dhe komentatorët konservatorë kanë argumentuar se lejimi i çifteve të kenë mbiemra të ndryshëm, do të dëmtonte njësinë tradicionale të familjes.

Komiteti i OKB-së ka rekomanduar një rishikim të ligjit, duke thënë se ai diskriminon gratë.

Në një sondazh të kryer tetorin e kaluar, 70.6% e të anketuarve thanë se nuk e kishin problem nëse çiftet e martuar përdorin mbiemra të ndryshëm, me 14.4% që mbështesin rregullimet aktuale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat