Treni përplas punonjësit e mirëmbajtjes në Kinë, të paktën 9 viktima

Azia

Treni përplas punonjësit e mirëmbajtjes në Kinë, të paktën 9 viktima

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 08:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nëntë persona humbën jetën në një aksident hekurudhor në provincën Gansu të Kinës, kur një tren përplasi punëtorët që po punonin për mirëmbajtjen e linjës.

Treni i nisur nga Urumqi për Hangzhou, u përplas me punëtorët e hekurudhës rreth orës 05:25 të premten në qytetin Jinchang.

Ekipet mjekësore dhe të urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për shkakun e aksidentit.

Megjithatë një zemërim ka shpërthyer tek familjarët e viktimave dhe tek komentuesit online të cilët janë të çuditur se si ka mundësi që në hekurudhë po kryheshin punimet dhe drejtuesit e trenave nuk e dinin këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat