Rekord në Kinë, pallati 10 katësh ndërtohet për 29 orë

Azia

Rekord në Kinë, pallati 10 katësh ndërtohet për 29 orë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Një kompani ndërtimi në Kinë ka thyer rekordin për ngritjen në kohën më të shpejtë të një pallati.

“Broad Group” arriti të përfundojë një godinë prej 10 katesh në më pak se 29 orë punë. Saktësisht pallati që do të përdoret për banim u ndërtua në provincën Hunan për 28 orë e 45 minuta.

Ndërtimi në kohë të shpejtë u bë i mundur me anë të materialeve parafabrikat. Sipas inxhinierëve një pjesë e materialeve u morën të gatshme që nga fabrika.

Inxhinierët thonë se materiali parafabrikat është më modern se modelet ekzistuese dhe është testuar për të qenë rezistent ndaj tërmeteve dhe uraganeve që godasin shpesh këtë zonë të Kinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat