Në Kinë po përhapet shumë shpejtë varianti Delta, kjo është thirrja e OBSH-së

Azia

Në Kinë po përhapet shumë shpejtë varianti Delta, kjo është thirrja e OBSH-së

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 09:30
Ilustrim

Përhapja e shpejtë e virusit ngjitës Delta po shtynë Kinën dhe Australinë të vendosin kufizime më të rrepta për COVID-19, pasi OBSH-ja bëri thirrje për kujdes para se variant i ri të kthehet në diçka më vdekjeprurëse.

Më shumë se 200 raste me virusin Delta janë regjistruar në qytetin Nanjing ku nëntë pastrues në një aeroport ndërkombëtar rezultuan pozitivë, derisa përhapja e virusit përfshiu Pekinin, Chongqing dhe pesë provinca të tjera.

Në gjithë botën, infeksionet e koronavirusit janë përsëri në rritje, siç njofton Organizatën Botërore e Shëndetit, me një rritje mesatare prej 80 përqind gjatë katër javëve të fundit.

Varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi, tani ka arritur në 132 vende dhe territore të tjera, shkruan France24.

“Delta është një paralajmërim se virusi po evoluon, por është gjithashtu një thirrje për veprim që ne duhet të lëvizim tani para se të shfaqen variante më të rrezikshme”, tha drejtori i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan, në një konferencë për media.

Ai theksoi se “plani i lojës” ende funksionon, domethënë distanca fizike, mbajtja e maskave, higjiena e duarve dhe vaksinimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat