Policia pakistaneze liron nga akuzat djalin tetëvjeçarit

Azia

Policia pakistaneze liron nga akuzat djalin tetëvjeçarit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 14:53
Foto

Policia në Pakistan ka hequr akuzat kundër një djali tetëvjeçar hindu, pas presionit të mediave dhe qeverisë për arrestimin e tij, raporton TheGuardian.

Djali, pakistanezi më i ri që është akuzuar ndonjëherë për krimin, u akuzua për urinim të qëllimshëm në një qilim në bibliotekën e një medreseje, ku mbaheshin librat fetarë, në korrik.

Lirimi i tij me kusht nxiti një sulm ndaj një tempulli hindu nga një turmë myslimane në rrethin konservator të Rahim Yar Khan, në Punjab.

"Akuzat kundër djalit ishin të pabaza", tha Tahir Mehmood Ashrafi, përfaqësues special i kryeministrit për harmoninë fetare.

Ashrafi tha se policët që kishin akuzuar djalin ishin arrestuar. "Minoritetet janë qytetarë të barabartë dhe këta janë njerëz analfabetë që sulmojnë vendet e adhurimit," tha ai. "Islami ynë nuk lejon sulmin e vendeve të adhurimit të ndonjë feje tjetër."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat