Izraeli kryen operacion ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia

Izraeli kryen operacion ushtarak në Bregun Perëndimor

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 11:39
Ushtarët izraelitë gjatë një proteste të palestinezëve në qytetin Hebron në Bregun Perëndimor të mbajtur në maj të vitit 2021.

Zyrtarët palestinezë thanë se Izraeli ka zhvilluar bastisje në Bregun Perëndimor duke vrarë katër palestinezë.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet ka lëshuar një deklaratë për media, duke konfirmuar se është zhvilluar një operacion i paspecifikuar ushtarak më 26 shtator, që ka pasur për cak “terroristët e Hamasit, të cilët ishin duke u bërë gati të kryenin sulme terroriste”. Por, ai nuk dha detaje të tjera dhe as nuk tha se nëse ka pasur viktima në këtë aksion.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre palestinezë janë vrarë në një fshat në veriperëndim të Jerusalemit.

Kjo ministri tha se një palestinez tjetër u vra në një fshat në afërsi të qytetit Jenin.

Sipas raportimeve të radio-stacioneve në Izrael dhe portaleve të tjera, është thënë se të paktën katër militantë janë vrarë në disa lokacione në Bregun Perëndimor dhe se qëllimi i bastisjeve ishte të kapeshin anëtarët e Hamasit.

Hamasi, një grup militant që merr fonde nga Irani, udhëheq me Rripin e Gazës.

Zyrtarët izraelitë kanë frikë se grupi ka për qëllim që të fuqizohet në Bregun Perëndimor dhe të sfidojë Autoritetin Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat