Ndotja e lartë, mbyllen shkolla në kryeqytetin indian

Azia

Ndotja e lartë, mbyllen shkolla në kryeqytetin indian

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 07:50
Ilustrim

Autoritetet në kryeqytetin indian, Delhi, kanë mbyllur të gjitha shkollat ​​dhe kolegjet për një kohë të pacaktuar pasi niveli i ndotjes së ajrit është përkeqësuar.

Punimet e ndërtimit janë ndaluar gjithashtu deri më 21 nëntor, por një përjashtim është bërë për projektet e transportit dhe të mbrojtjes. Vetëm pesë nga 11 termocentralet me qymyr në qytet janë lejuar të funksionojnë.

Një mjegull helmuese ka mbytur Delhi që nga festivali i Diëali. Nivelet e PM2.5, grimca të vogla që mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve në Delhi janë shumë më të larta se udhëzimet e sigurisë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Disa pjesë të qytetit shënuan shifra afër ose më të larta se 400 të martën, e cila është kategorizuar si “e rëndë”.

Një shifër midis zeros dhe 50 konsiderohet “e mirë”, dhe midis 51 dhe 100 është “e kënaqshme”, sipas indeksit të cilësisë së ajrit ose AQI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat