Gratë protestojnë në Kabul për të kërkuar të drejtën për arsimim dhe punë

Azia

Gratë protestojnë në Kabul për të kërkuar të drejtën për arsimim dhe punë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 09:51
Një prej protestave të grave në Kabul. Fotografi nga arkivi.

Disa dhjetëra gra protestuan më 16 dhjetor në rrugët e kryeqytetit afgan, Kabul, duke kërkuar nga talibanët të drejtën për arsimim, punë dhe përfaqësim politik.

Duke marshuar në mot shumë të ftohtë, protestueset kërkuan “ushqim, punë dhe liri” por, edhe funksione politike.

Disa prej tyre bartnin pllakate me thirrje ndaj bashkësisë ndërkombëtare që të rinovojë ndihmën për Afganistanin i cili ndodhet në prag të katastrofës humanitare me varfërinë në rritje, mungesën e ushqimit dhe ekonomi në kolaps.

Në raporte të ndryshme përmendet që talibanët nuk e penguan protestën ndonëse ndaluan grumbullimin e njerëzve pasi pushtuan shtetin në muajin gusht.

Por, gratë në Afganistan edhe më herët kanë protestuar pothuajse çdo ditë duke kërkuar të drejtat e tyre, përfaqësim në qeveri dhe role, në shtetin thellësisht religjioz. Talibanët rëndom shtypën dhunshëm pothuajse secilën protestë dhe grumbullimet e këtilla në rrugë me kalimin e kohës u ndalën.

Grupi radikal islamik, premtoi megjithatë sundim më të butë pasi rrëzoi qeverinë e përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare, krahasuar me sundimin që pati gjatë viteve të ’90-a.

Megjithatë një numër i madh grash në Afganistan nuk lejohen të punojnë e shumë vajza nuk kanë të drejtë të arsimohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat