Presidenti kazak: Trazirat ishin tentim për puç

Azia

Presidenti kazak: Trazirat ishin tentim për puç

Më: 10 janar 2022 Në ora: 12:51
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, e ka përshkruar dhunën vdekjeprurëse të javës së kaluar si tentim për puç.

Ai u ka thënë të hënën liderëve të aleancës ushtarake të ish-vendeve sovjetike se aksioni është koordinuar nga një “qendër e vetme”, mirëpo nuk ka përmendur kë sheh si përgjegjës.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Kazakistani është shënjestruar nga terrorizmi individual, duke shtuar se Rusia nuk do të lejojë kurrë revolucione në rajon.

Trupat nga Rusia dhe vende tjera tashmë janë në Kazakistan për të rikthyer rregullin.

Protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të naftës, janë shndërruar në trazirat më të këqija që ka parë ky shtet në 30 vjet të pavarësisë.

Shumë persona është raportuar të kenë vdekur, duke përfshirë 16 anëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat kanë nisur më 2 janar dhe janë zgjeruar si pakënaqësi ndaj Qeverisë dhe ish-presidentit, Nursultan Nazarbayev, i cili ka udhëhequr Kazakistanin për tri dekada dhe ende besohet se ka ndikim.

Autoritetet kanë thënë se situata është stabilizuar dhe se trupat janë duke vazhduar “të pastrojnë” operacionet.

Aktualisht është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

Rreth 8,000 persona janë ndaluar në këtë shtet, ka thënë Ministria e Brendshme të hënën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat