Indi: Së shpejti në treg një version digjital i monedhës vendase

Azia

Indi: Së shpejti në treg një version digjital i monedhës vendase

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 09:27
Indi

India pritet të hedhë në treg një version digjital të monedhës së saj, rupies. Plani për monedhën digjitale gjen mbështetje të gjerë dhe popullariteti i kriptomonedhave është në rritje.    

Ministrja e Financave e Indisë, Nirmala Sitharaman, propozoi në fillim të shkurtit futjen në përdorim të një monedhe digjitale që do të emetohet nga Banka e Qendrore e Indisë (RBI) vitin e ardhshëm financiar.

Hedhja në treg e një monedhe digjitale të Bankës Qendrore (CBDC) synon t'i japë një shtysë ekonomisë digjitale dhe të sigurojë një alternativë ndaj monedhave virtuale private që janë përhapur kohët e fundit. Puna për këtë projekt ambicioz vazhdon prej mëse një viti.

Kufizim i tregtisë së kriptomonedhave

India po përgatitet po ashtu të shtrëngojë tregtinë e kriptomonedhave, e cila po lulëzon, pasi mendon se ato mund të përbëjnë shqetësime serioze për stabilitetin makroekonomik dhe financiar dhe të bëhen rrugë për pastrimin e parave, mashtrimin dhe financimin e terrorit.

Image
Ministrja e Financave e Indisë, Nirmala Sitharaman

Vlerësohet se në Indi ka 15 deri në 20 milionë investitorë të kriptomonedhash me vlerë të përgjithshme prej rreth 400 miliardë rupiesh indiane (4.68 miliardë euro).

Rreziqe të shumta

“Ne po e shqyrtojmë me kujdes procesin pasi ka rreziqe të shumta. Rreziqet më të mëdha lidhen me sigurinë kibernetike dhe mundësinë e falsifikimit," u tha mediave lokale guvernatori i RBI Shaktikanta Das.

Image
Indi

Monedhat digjitale të emetuara nga RBI do të numërohen në njësi dhe ashtu si çdo kartëmonedhë tradicionale do të kenë një numër unik. Vetëm forma e saj është e ndryshme.

Ekspertët theksojnë se India do të jetë një nga ekonomitë më të mëdha në botë që do të fusë në përdorim monedhën digjitale në fund të këtij viti. Ndërkohë edhe Kina po punon për një version digjital të monedhës së saj që nga viti 2014./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat