Myanmari e dënon me burg për korrupsion ish-udhëheqësen

Azia

Myanmari e dënon me burg për korrupsion ish-udhëheqësen

Më: 27 prill 2022 Në ora: 08:51
Aung San Suu Kyi

Gjykata në Myanmar e ka shpallur fajtore ish-udhëheqësen Aung San Suu Kyi, kjo nën akuzat për korrupsion.

Vendi atje është duke u drejtuar nga ushtria për një kohë të gjatë, shkruan BBC.

Suu Kyi ka qenë në arrest shtëpiak që nga shkurti i vitit 2021, ajo dhe qeveria e saj u rrëzua nga një grushtshtet ushtarak.

76-vjeçarja e cila është laureate e Nobelit është akuzuar për një sërë veprash penale, duke përfshirë mashtrimin e votuesve.

Ajo i ka mohuar të gjitha akuzat, grupet e të drejtave të njeriut i kanë dënuar gjyqet e zhvilluara ndaj saj dhe i kanë quajtur si një mashtrim.

Seancat për Suu Kyi çdo herë kishin qenë të mbyllura për publikun dhe mediat, ndërsa avokatët e saj nuk ishin lejuar  të flisnin për gazetarët.

Ajo u dënua me pesë vjet burg. Avokatët e saj i thanë BBC-së se nuk kishin mundur ta takonin atë ende.

Gjithsej ajo i ka 11 vjet burg, pasi më parë ishte shpallur fajtore për vepra të tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat