Tërmeti i fuqishëm godet Tajvanin

Azia

Tërmeti i fuqishëm godet Tajvanin

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.0, ka tronditur Tajvanin mëngjesin e së hënës, por nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo lëndime.

Këtë e ka bërë të ditur USGS (United States Geological Survey), duke shtuar se epiqendra ndodhej 38 kilometra larg qytetit Hualien dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ai u ndje në pjesën më të madhe të ishullit prej 24 milionë banorësh, përfshirë kryeqytetin Taipei, në veri.

Gjithashtu, tërmeti është ndjerë edhe në ngushticën e Tajvanit në provincën Fujian të Kinës kontinentale, tha transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat