“Po shkel sovranitetin”, kryeministri i Tajvanit ‘sulmon’ Kinën

Azia

“Po shkel sovranitetin”, kryeministri i Tajvanit ‘sulmon’ Kinën

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 08:17
Su Tseng-chang

I ashpër ka qenë qëndrimi i kryeministrit të Tajvanit pas zhvillimeve dhe tensioneve të shtuara sëfundmi me Kinën.

“Duke e quajtur fqinj i keq”, Su Tseng-chang është shprehur se nuk e priste që Kina do të shfaqte fuqinë e saj në këtë mënyrë.

“Nuk  e prisja që fqinji ynë i ‘keq’ do të shfaqte fuqinë e tij në derën tonë dhe do të rrezikonte arbitrarisht rrugët ujore më të ngarkuara në botë, me stërvitjet e tij ushtarake”, ka thënë kryeministri i Tajvanit në një komunikim me gazetarët.

Kujtojmë se Kina lëshoi dje raketa balistike në ujërat përreth Tajvanit. Tajvani tha se masa, e cila ndalon anijet dhe avionët të përdorin hapësirën, shkel sovranitetin e saj dhe përbën një bllokadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat