Indonezi, fshatrat mbulohen nga hiri pas shpërthimit vullkanik!

Azia

Indonezi, fshatrat mbulohen nga hiri pas shpërthimit vullkanik!

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:56
Vullkani

Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë një numër të madh njerëzish nga fshatrat në afërsi Semeru të Indonezisë, ku autoritete lokale paralajmëruan rrezikun që vjen nga ftohja e llavës, pavarësisht se akvitiviteti i vullkanit atje, është reduktuar.

Më shumë se 2,400 fshatarë janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në 11 qendra evakuimi pas shpërthimit të fuqishëm në ishullin kryesor të vendit, mëngjesin e së dielës.

“Ushtria, policia, punonjësit e emergjencave dhe zyrtarët e pushtetit lokal po vazhdojnë të evakuojnë njerëzit në Curah Kobokan, drejt të cilit po lëvizin si reja e nxehtë e hirit, ashtu edhe llava, edhe pse më e ftohtë”, tha një zëdhënës i agjencisë indoneziane për ndërhyrje në rast fatkeqësish natyrore.

Zyrtarët kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për dy javët e ardhshme dhe autoritetet kanë shpërndarë maska ​​​​falas për të mbrojtur kundër hirit në ajër ndërsa kanë ngritur mensa publike për të evakuuarit.

Orët e para të ditës së sotme, dhjetëra të evakuuar në distriktin Lumajang ku ndodhet Semeru u kthyen për të marrë sende që i nevojiten nga shtëpitë e tyre, të cilat i gjetën të mbuluara prej hirit vullkanik. Një pjesë nxituan të largonin bagëtitë, të tjerë mbanin në duar pajisje pajisje të tilla si televizorë dhe frigoriferë, ndërsa vullkani shfrynte hi në sfond.

“Uroj që ky makth të përfundojë sa më shpejt. Është shumë e vështirë për njerëzit këtu, e kjo ka prekur dhe të afërmit e mi. Është e lodhshme të jesh në një vend tjetër që nuk është shtëpia jote”, u shpreh Choirul Anam, fshatar i zonës.

Edhe pse aktiviteti i vullkanit është në rënie, zyrtarët sërish paralajmërojnë për vërshim të ri të llavës, që u ftoh disi nga shirat e dendur në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat