Numri i të vrarëve në Gazë rritet në mbi 38.000

Azia

Numri i të vrarëve në Gazë rritet në mbi 38.000

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 16:13
Një grua dhe një vajzë e vogël duke ecur nëpër rrënoja, pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës më 9 qershor 2024.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se numri i palestinezëve të vrarë gjatë luftës pothuajse nëntëmujore ka kaluar shifrën prej 38.000.

Kjo ministri tha se në 24 orët e fundit, në spitale janë dërguar trupat e 58 viktimave, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 38.011.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës thanë se më shumë se 87.000 persona janë plagosur gjatë luftimeve.

Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve, në shifrat që publikon për viktimat, por shumica e viktimave thuhet se ishin gra dhe fëmijë.

Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit. Nga sulmi i paprecedent i Hamasit, në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat