Katz: Irani planifikon ta sulmojë Izraelin
Shefi i diplomacisë izraelite Israel Katz deklaroi sonte se Irani po planifikon të sulmojë Izraelin.
Ky informacion erdhi në një kohë të përpjekjeve diplomatike intensive për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm ushtarak që mund të çonte në luftë të drejtpërdrejtë midis Republikës Islamike dhe shtetit hebre.
Sipas Katz, mesazhi u transmetua nga ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, i cili kontaktoi drejtpërdrejt Katz pasi mori këtë informacion nga ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Bagheri.