​Pakistani pezullon përkohësisht fluturimet në katër aeroporte

Azia

​Pakistani pezullon përkohësisht fluturimet në katër aeroporte

Më: 8 maj 2025 Në ora: 08:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Pakistani ka pezulluar përkohësisht të gjitha operacionet e fluturimeve në aeroportet në Islamabad, Karaçi, Lahore dhe Sialkot.

Kjo për shkak të "arsyeve operacionale" të enjten në mëngjes, tha autoriteti i aeroporteve të vendit, raporton BBC.

Kjo vjen një ditë pasi India nisi sulme ajrore në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani në përgjigje të sulmit të muajit të kaluar në Pahalgam, ku u vranë 26 persona.

Të mërkurën, pati raportime se Pakistani mbylli disa aeroporte pas sulmeve. Por rregullatori i aeroporteve të vendit më vonë tha se hapësira ajrore e Pakistanit ishte e hapur dhe "e sigurt për aktivitetet e aviacionit civil".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat