Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Azia

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Më: 21 maj 2025 Në ora: 16:33
Gazë

Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën, gjatë një vizite të Ministres së Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Jenny Chapman në Izrael dhe territoret palestineze.

“Banorët e pambrojtur të Gazës duhet të kenë urgjentisht qasje të plotë në ndihmë”.

Kështu tha Chapman gjatë vizitës, raporton BBC.

Qeveria britanike tha në një deklaratë se ky njoftim i ri për ndihmë do të mbështeste organizatat në terren që kërkojnë të sigurojnë ushqim, ujë dhe ilaçe për ata që kanë nevojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat