Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert e ka quajtur sulmin e Benjamin Netanyahut ndaj Keir Starmer "skandaloz". Ehud Olmert tha se ishte "absurditet i plotë" të ngatërroheshin kritikat ndaj qasjes së qeverisë izraelite ndaj Gazës me antisemitizmin.
"Është një fyerje për njerëzit e arsyeshëm edhe të sugjerosh që kur dikush nuk pajtohet me Netanyahun dhe me politikat e tij të tmerrshme... atëherë ai është antisemit. Shumica e izraelitëve e kritikojnë qeverinë izraelite në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën gjuhë. Prandaj, ju lutem i thoni kryeministrit tuaj se ai është në shoqëri të mirë - me njerëz që kujdesen për vlerat njerëzore dhe që janë kundër politikave të Netanyahut dhe grupit të banditëve që janë pjesë e kabinetit të tij", tha ai.
Vazhdimi i luftës nuk është i justifikuar dhe shumica e izraelitëve në këtë pikë janë kundër vazhdimit të luftës.
"Ka shumë zëra si i imi në Izrael që kundërshtojnë zgjerimin e kësaj lufte pikërisht sepse nuk duam të vrasim njerëz të papërfshirë midis palestinezëve. Qeveria izraelite nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për të ofruar ndihmë. Është detyrë e qeverisë izraelite dhe ushtrisë izraelite ta sigurojnë atë", shtoi ai.