Narendra Modi inauguron hekurudhën më të lartë në botë në Kashmir

Azia

Narendra Modi inauguron hekurudhën më të lartë në botë në Kashmir

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 17:27
Narendra Modi inauguron hekurudhën

Kryeministri i Indisë Narendra Modi të premten përuroi hekurudhën më të lartë në botë në Jammu dhe Kashmir të administruar nga India, si dhe projekte të tjera infrastrukturore kritike që lidhin rajonin me pjesën tjetër të vendit.

Si pjesë e projektit, kryeministri inauguroi urën hekurudhore Chenab, e cila është projektuar për t'i bërë ballë ngarkesave sizmike dhe erës. Ura pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit midis Kashmirit dhe Delhi për tri orë.

Modi më pas përuroi Urën Anji, urën e parë hekurudhore me kabllo të Indisë, e cila është ndërtuar në terrenin e vështirë malor të rajonit. Projekti 272 kilometra, i cili kushton rreth 5.11 miliardë dollarë, përfshin 36 tunele dhe 943 ura.

Modi zbarkoi në bazën e Forcave Ajrore rrethin Udhampur të provincës Jammu të premten dhe fluturoi në Urën Chenab, ura me hark më të lartë në botë, e cila qëndron 359 metra mbi shtratin e lumit dhe është 35 metra më e lartë se Kulla Eifel, raporton Anadollu, përcjell KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat