Ajatollah Ali Khamenei është shfaqur për herë të parë pas një muaji në një aktivitet fetar. Sipas raportimeve, Khamenei u zhduk që në datën 13 Qershor, kur filloi lufta 12 ditore me Izraelin dhe sulmet e SHBA ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Khamenei përshëndeti sot besimtarët në një xhami gjatë një ceremonie që shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Huseinit në Betejën e Qerbelasë, ditën e Ashures, e konsideruar një ditë e rëndësishme për myslimanët shiitë.
Lideri suprem i Iranit është fshehur që prej nisjes së luftës ndërsa dërgonte vetëm mesazhe të regjistruara dhe video.
Shërbimi sekret izraelit, Mosad, ka mohuar sot kategorikisht pretendimet se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka vdekur.
Përmes një deklarate zyrtare, Mosad ka konfirmuar se Ajatollah Ali Khamenei nuk ka vdekur.
“E përsërisim: është gjallë”, thuhet në deklaratën e agjencisë izraelite, në përgjigje të spekulimeve që kishin nisur të përhapen për gjendjen e tij shëndetësore.