Një atraksion në parkun e argëtimit thyhet përgjysmë në Arabinë Saudite, mbi 20 të lënduar

Azia

Një atraksion në parkun e argëtimit thyhet përgjysmë në Arabinë Saudite, mbi 20 të lënduar

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 20:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

23 persona u lënduan, katër prej tyre rëndë, kur atraksioni 360 Big Pendulum papritmas u thye përgjysmë dhe rrota e ndriçuar që mbante pasagjerë u përplas drejt tokës.

Incidenti ka ndodhur të mërkurën në Green Mountain Park në Taif, Arabi Saudite, tha media shtetërore.

Katër nga të plagosurit u dërguan në një spital lokal në gjendje kritike. Dëshmitarët thanë se disa nga lëndimet ndodhën kur shtylla qendrore mbështetëse u tërhoq me shpejtësi pasi rrota u shkëput.

Fatmirësisht, rrota u drejtua ndërsa ra dhe u ul relativisht e sheshtë, gjë që mund të shpjegojë faktin që askush nuk përfundoi i vdekur.

Qeveria rajonale Al-Hada tha se guvernatori i Taifit, Princi Saud bin Nahar bin Saud Bin Abdulaziz, urdhëroi mbylljen e parkut ndërsa një hetim po zhvillohet.

Parku Green Mountain nuk ishte i vetmi park argëtimi që përjetoi një katastrofë këtë verë. Muajin e kaluar, një 9-vjeçare u mbyt në një pishinë në parkun ujor Hersheypark në Pensilvani – SHBA, raporton KosovaPress. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat