Vdekjet nga dengu rriten në 101 në Bangladesh

Azia

Vdekjet nga dengu rriten në 101 në Bangladesh

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve nga sëmundja dengu e përhapur nga mushkonjat në Bangladesh këtë vit u rrit në 101, me tri vdekje të reja në orët e fundit, sipas zyrës së shëndetësisë të dielën.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Shëndetësore tha se dy persona vdiqën nga dengu në kryeqytetin Daka dhe një në Divizionin juglindor të Chittagong.

Nga totali i vdekjeve, 45 vdekje ndodhën në Korporatën Jugore të Qytetit të Dakës dhe, 11 në Korporatën Veriore të Qytetit Daka dhe 17 në divizionin e Chittagong.

Ndërkohë, deri në 448 pacientë të rinj u shtruan në spitale në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të rasteve në 24,183 këtë vit.

Megjithatë, 22,708 pacientë u liruan nga spitali. Nga totali i rasteve, 39.3% janë femra, thanë shërbimet shëndetësore.

Numri më i lartë i pacientëve u pranuan në spitale në divizionin jug-qendror të Barisal në orët e fundit. Deri në 95 pacientë u pranuan në spitale në të gjithë këtë divizion në 24 orët e fundit.

Në vitin 2023, Bangladeshi raportoi një rekord prej 1.705 vdekjesh për shkak të dengu dhe një total prej 321.179 rastesh, sipas të dhënave zyrtare, raporton Anadollu, përcjell KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat