Josh Martin – përforcim i madh i prizrenasve 

Basketboll

Josh Martin – përforcim i madh i prizrenasve 

Nga: K.G. Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:10
Josh Martin – përforcim i madh i prizrenasve 

Klubi i basketbollit Ponte Prizreni përforcohet edhe me një basketbollist të huaj.

“Josh Martin - përforcimi i dytë i huaj.
Kampionati çdo ditë e më shumë po afrohet. Skuadra jonë po kompletohet dita ditës.

Pas Ty Nichols, përforcimi i dytë i huaj do jetë Josh Martin i gjatë 202 cm i cili luan në pozitat 3/4/5.
Martin ka qenë pjesë e ligës amerikane NCAA 1 i cili ka luajtur në skuadrat Cal Poly University dhe Santa Clara University.

Martin pritet të jetë ndihmesë e madhe nën trapez për Urim Zenelajn.

Pas Nichols dhe Martin gjatë javës do prezantojmë edhe përforcimin e tretë dhe të fundit të huaj si dhe një lojtari vendorë”, njofton Ponte Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat