Trajnerja e parë në histori

Basketboll

Trajnerja e parë në histori

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:37
Trajnerja e parë në histori

Los Angelos Lakers mposhti San Antonio Spurs në kuadër të xhiros së pestë të edicionit të rregullt të NBA, ani pse për “Spurs” kjo ishte vetëm ndeshja e katërt.

Vendasit triumfuan 121 – 107, me yllin LeBron James që ishte kryefjala e duelit, me të cilin edhe hyri në histori, duke u bërë njeriu i parë në histori të NBA që regjistron pikë dyshifrore në 1000 ndeshje radhazi.

Por, rekordi i James nuk ishte i vetmi i thyer mbrëmë. Kjo pasi, ndihmës-trajnerja e San Antonio Spurs, Becky Hammon bëhet gruaja e parë që udhëheq një skuadër në kampionatin më të fortë të basketbollit në rruzull.

Pas përjashtimit të trajnerit aktual të “spursave”, Gregg Popovich, 43 vjeçarja mori rolin e trajneres së parë, për të shënuar kështu ndoshta mbrëmjen më të bukur në karrierën e saj të deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat