Bashkimi fiton derbin e qytetit

Basketboll

Bashkimi fiton derbin e qytetit

Nga: K.G. Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:50
Bashkimi fiton derbin e qytetit

Bashkimi nga Prizreni ka shënuar fitore në derbin e qytetit me rezultat 71:66 (13:17, 18:9, 25:17, 15:23) kundër Ponte Prizrenit, në kuadër të javës së 13-të të Prince Superligës së Kosovës.

Basketbollistë prizrenas për një fije të flokut ishin më të mirë se Ponte Prizreni, duke iu falënderuar edhe efikasitetit të Sean Hoehn me 19 pikë, Endrit Hysenagollit 15, Musab Malës 14, Julian Hamatit 12 pikë etj. 

Ponte Prizreni tregon lojë shumë të mirë por nuk ia doli përkundër efikasitetit të Arti Hajdarit, që realizon 25 pikë, i ndihmuar nga Xavier Cannefax me 18 sosh.

Pas javës së 13-të, Rahoveci kryeson me 23 pikë, pasojnë Ponte Prizreni me 22, Golden Eagle Ylli 21, Peja 21, Bashkimi 20 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat