Peja u rikthye te fitorja pas shtatë humbjeve radhazi që kishte pësuar në ProCredit Superligë.
Verdhezinjtë fituan ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 80:88
Basketbollisti Kentrell Pullian kishte 27 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime te vendasit, kurse të mysafirët Xavier Johnson dhe Domenic Artis shënuan nga 24 pikë.
Peja renditet në vend të pestë me 13 pikë dhe Vëllaznimi në vend të shtatë e 12 pikë pas javës së dhjetë.