Khalil Shabazz i Golden Eagle Yllit është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Basketbollisti amerikan pati një paraqitje të shkëlqyer, duke qenë ndër protagonistët kryesorë të skuadrës së tij, me statistika mbresëlënëse në parket.
Shabazz e përfundoi ndeshjen me gjithsej 32 pikë të shënuara, tri kërcime dhe nëntë asistime, duke dëshmuar ndikimin e tij në lojën e Golden Eagle Yllit.
Me këtë paraqitje, ai është vlerësuar si basketbollisti më i mirë i javës në elitën e basketbollit kosovar, duke u shpërblyer me çmimin MVP të xhiros së dhjetë.