Her World, Her Rules – 125 vajza bashkohen në Prizren!

Basketboll

Her World, Her Rules – 125 vajza bashkohen në Prizren!

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 15:59
ër më shumë se dy orë, vajzat u stërvitën, u argëtuan

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) organizoi në Prizren Festivalin e Vajzave “Her World, Her Rules”, me pjesëmarrjen e 125 vajzave nga shkollat fillore të Prizrenit, Pejës dhe Suharekës.

Aktiviteti u zhvillua më 25 nëntor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për barazi, respekt dhe siguri.

Për më shumë se dy orë, vajzat u stërvitën, u argëtuan dhe ndanë momente të bukura së bashku, nën udhëheqjen e trajnerëve të përzgjedhur nga FBK-ja dhe arsimtarëve.

Festivali u mbështet nga Komuna e Prizrenit, ndërsa të pranishëm në aktivitet ishin nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi, dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), Ajlin Shishko-Hajdari.

Në përmbyllje të aktivitetit, Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC) në FBK, foli për bullizmin dhe ngacmimet, duke inkurajuar vajzat që të raportojnë çdo dukuri negative me të cilën përballen.

Përmes këtij projekti të FIBA-s, FBK synon të rrisë pjesëmarrjen e vajzave në basketboll, të promovojë barazinë gjinore dhe të fuqizojë gjeneratat e reja përmes sportit.

Çdo vajzë meriton të luajë, të ëndërrojë dhe të zhvillohet në një ambient të sigurt, pa dhunë, pa diskriminim dhe pa frikë!

Programi do të vazhdojë edhe në qytetet dhe shkollat tjera. 

Her World, Her Rules – Bota e saj, rregullat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat