Berisha: Kjo është më shumë se sa një fitore - Bota Sot
Berisha: Kjo është më shumë se sa një fitore

Basketboll

Berisha: Kjo është më shumë se sa një fitore

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 11:11
Kosova

Basketbollisti Dardan Berisha, kapiten i kombëtares së Kosovës, ndihet krenar për fitoren me rezultat 72:68 ndaj Maqedonisë, në ndeshjen e vlefshme parakualifikuese për Kampionatin Botëror – Kina 2019.

“Unë jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj që përjetuam që të gjithë sonte. Ka qenë një ëndërr për të gjithë ne që të luajmë në këtë nivel. Ne kemi qenë së bashku tash e një muaj dhe kjo është një arritur e madhe. Unë mund të them se kjo është më shumë se sa një fitore.

Sidoqoftë ndeshja ishte mjaft e vështirë. Kjo edhe ishte arsyeja pse në çastet e fundit ne e përjetuam një rënie, por pjesa e parë, ku luajtëm shumë mirë, na ka motivuar dhe na kanë dhënë vullnet që këtë punë ta çojmë deri në fund.

Pjesa e dytë ishte mjaft e vështirë, por fitorja është më se merituar. Unë mendoj se do të vazhdojmë me fitore edhe në takimet e radhës.

E shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që besuan në ne, e posaçërisht i falënderoj tifozët ‘Dardanët’, por edhe të gjithë ata që na përcollën në palestër dhe nëpërmjet televizorit. Jam shumë krenar me gjithë atë që treguam në parket”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat