LeBron James mposht Miamin e Wade

Basketboll

LeBron James mposht Miamin e Wade

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:33
LeBron James

Ylli i Lakers ka shkëlqyer edhe në takimin ndaj ish-skuadrës së tij.

Los Angeles Lakers fituan me rezultat të ngushtë në Staples Center 108-105 ndaj Miami Heat, në një përballje të veçantë mes LeBron James dhe Dwyane Wade, dy miq të vjetër që kanë fituar dy tituj kampion në radhët e skuadrës nga Florida.

Heat qëndruan në lojë deri në sekondat e fundit, të udhëhequr nga Winslow që realizoi 28 pikë në total, por fjalën kryesore e pati “mbreti” James, që përveçse shënoi 28 pikë, dhuroi edhe 12 asistime. Pikëshënuesi më i mirë rezultoi Kyle Kuzma i Lakers me 33 pikë.

Me Stephen Curry-n në superformë është gjithnjë e lehtë për Golden State Warriors.

Ylli i skuadrës nga Oakland realizoi plot 38 pikë në fitoren 116-108 nga Minnesota Timberwolves.

Më i miri te Wolves ishte Karl Anthony Towns, që e mbylli takimin me 33 pikë dhe plot 11 kërcime. Klay Thompson kontribuoi me 26 pikë, kurse Kevin Durant shtoi 22 të tjera për Warriors.

Oklahoma City Thunder duket se janë kthyer në rrugë të mbarë pas atij fillimi të tmerrshëm të sezonit. Në takimin e radhës Russell Westbrook me shokë fituan 122-113 ndaj Utah Jazz. Më i miri i ndeshjes rezultoi Paul Geroge me 31 pikë, ndërsa Schroeder dhe Adam shtuan edhe 23 e 22 pikë për vendësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat