Këngëtari i njohur amerikan, Justin Timberlake, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me problemet në martesën e tij me aktoren Jessica Biel, në një dokumentar që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë.
Timberlake ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, ndërsa marrëdhënia me Biel ka pasur vazhdimisht interesim nga publiku.
Në trailerin e dokumentarit të ri, Jessica Biel ka lënë të kuptohet se në martesën e tyre ka pasur çështje që duhet të diskutohen, duke thënë: “Mendoj se duhet t’i sqarojmë disa gjëra”.
Nga ana tjetër, Timberlake ka folur me fjalë të ngrohta për bashkëshorten, duke e cilësuar atë si gjënë më të mirë që i ka ndodhur në jetë.
Çifti, i cili u martua në vitin 2012 dhe ka dy djem, ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve mbi vështirësitë në marrëdhënien e tyre.
Dokumentari me katër episode do të trajtojë edhe momentet më të vështira të karrierës dhe jetës private të këngëtarit, përfshirë arrestimin e tij në vitin 2024 dhe lidhjen e dikurshme me Britney Spears. Premiera është paralajmëruar për 11 dhjetor në Apple TV.